AKTUALE

Vazhdon debati në Kuvend për rikonstruimin e Qeverisë së RMV-së

Deputetët sot prej orës 11:00 duhet ta vazhdojnë mbledhjen e 104-t në të cilën për të katërtën ditë do të debatohet për shkarkimin e tre ministrave nga Alternativa. Me rikonstruimin e Qeverisë, në koalicionin qeveritar hyn partia Aleanca për Shqiptarët.

Sipas propozimit të Qeverisë, duhet të shkarkohen ministrat nga Alternativa – Bekim Sali i Shëndetësisë, Admirim Aliti i Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Xhemail Çupi, ministër pa resor i angazhuar për diasporën.

Për ministra të rinj, kryeministri i propozoi, Krenar Llogën për Drejtësi, Fatmir Mexhitin për Shëndetësi, Azir Aliun për Shoqëri Informatike dhe Administratë, që të tre nga Aleanca për shqiptarët dhe Kaja Shukova nga LSDM për Mjedis Jetësor dhe Planifikim hapësinor.

Në mbledhjen paraprake Kuvendi i konstatoi dorëheqjet e ministrave të Drejtësisë dhe të Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hpësinor, Nikolla Tupançevski dhe Naser Nuredini, si dhe të zëvendësministrave të Drejtësisë dhe Shëndetësisë, Agim Nuhiu dhe Vlladimir Rendevski.

Banner

Related posts

Dita e Europës/ Bajram Rexhepi: “BE, rruga jonë e vetme drejt zhvillimit dhe së ardhmes”

Gjyla Halili

Arjanit Hoxha: Koalicioni “VLEN” nuk ka kauzë politike!

Gjyla Halili

Fatmir Dehari uron muajn e shejtë të Ramazanit:”Le të shfrytëzojmë këtë mundësi për të sjellë dritë në jetën tonë dhe në jetën e të tjerëve”

Gjyla Halili

Leave a Comment