AKTUALE

“Vetëm kur jemi bashkë, jemi më të fortë” – aktivitet rinor për 24-vjetorin e BDI-së

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 24-vjetorit të themelimit të Bashkimit Demokratik për Integrim, më 5 qershor në Parkun e Qytetit në Shkup do të organizohet një ngjarje dedikuar të rinjve.

Organizatorët kanë ftuar të rinjtë që t’i bashkohen këtij aktiviteti, i cili do të zhvillohet në një atmosferë festive me muzikë, energji pozitive dhe aktivitete rinore.

Ngjarja do të mbahet duke filluar nga ora 17:00, te lokacioni i njohur si Guaca në Parkun e Qytetit në Shkup.

Sipas organizatorëve, aktiviteti synon të sjellë bashkë të rinjtë, të promovojë frymën e unitetit dhe të shënojë rrugëtimin 24-vjeçar të subjektit politik, duke vënë theksin te roli i rinisë në proceset shoqërore dhe politike.

“Vetëm kur jemi bashkë, jemi më të fortë”, është mesazhi që shoqëron këtë aktivitet, përmes të cilit synohet të përcillet fryma e bashkimit dhe angazhimit të të rinjve.

Ja postimi plotë:

📣 Të rinj, ju presim! 🔥

24 vite rrugëtim, energji dhe unitet 🎉

Ejani të bëhemi bashkë për një atmosferë plot muzikë, pozitivitet dhe energji rinore. 🎶✨

📍 Parku i Qytetit, Shkup (tek Guaca)
🕔 17:00
📅 5 Qershor 2026

Vetëm kur jemi bashkë, jemi më të fortë!

Banner

Related posts

DELEGACIONI I BFI-së MORI PJESË NË SEMINAR NË PRIZREN

Gjyla Halili

Ndiheni të përgjumur pas ushqimit? Arsyet pse ndodh dhe si ta rregulloni gjendjen Ndiheni të përgjumur pas ushqimit? Arsyet pse ndodh dhe si ta rregulloni gjendjen

admin

DR. NEXHATI JAKUPI – KRENARIA E SHQIPTARËVE QË HAP ÇDO DERË PËR PACIENTËT NË MAQEDONI

Gjyla Halili