AKTUALE

Vendimi për zjarrin në Spitalin Modular/ Besimi: Nuk e kam të qartë aktvendimin, jam i pafajshëm

Gjykata Themelore Penale në Tetovë sot dënoi Florin Besimi dhe Artan Etemi me 1 vjet e 6 muaj burg me kusht dhe 1 milion denarë dënim me para për zjarrin në spitalin modular të Tetovës, përcjellë Klan M.

Florin Besimi tha se ai nuk është fajtor dhe nuk e kupton aktvendimin e Gjykatës.

Arsyeshmërinë e vendimit nuk e kam të qartë, ju them me plotë të drejtë se dëhmitë dhe faktet e dorëzuara në Gjykatë e dëshmojnë pafajsinë time, un nuk kam lidhje me spitalin modular, as nuk e kam mbikqyr as nuk e kam realizuar. Nuk e kam të qartë se si ka ardhur deri te ky vendim” – tha Florin Besimi.

Ai mes tjerash tha se do të kërkoj të drejtat e tij në instancat më të larta Gjyqësore.

Banner

Related posts

Pendarovski: Askush nuk guxon të dënohet për shkak të mësndërrimit të patentës

Gjyla Halili

Nikollovski pas thirrjes për luftë tani kërkon 61 deputetë kundër shqiptarëve

admin

Kështu do të jetë moti gjatë ditës në Maqedoni

Gjyla Halili

Leave a Comment