SPORT

Gjilani e Prishtina përballen sot në finalen e Kupës së Kosovës

Sot do të zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës në futboll, sfidë e cila edhe zyrtarisht e mbyll edicionin garues 2022/23.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 18:00, edhe pse në rolin e vendasit do të jetë skuadra gjilanase.

Prishtina synojnë që ta mbyllin sezonin me një trofe, andaj ky duel parashihet të jetë jashtëzakonisht interesant, derisa pritet të ketë një numër të madh të tifozëve në tribina.

Sa i përket kampionatit, Gjilani e mbylli sezonin në vendin e tretë, kurse Prishtina në të pestin.

/BotaSot/

Banner

Related posts

Kimmich te Barcelona? – Kreu

admin

Presidenti i Leeds tregon se Louis van Gaal e pengoi transferimin e Gakpos

admin

Lazio fiton ndaj Cluj, Krasniqi detyron ekipin italian të mbetet me një lojtar më pak

admin

Leave a Comment