AKTUALE

Komuna e Kërçovës mbështet Ditën Botërore të Shëndetësisë – Bashkë për një të ardhme më të shëndetshme

Sot, Komuna e Kërçovës me krenari mbështeti iniciativën për Ditën Botërore të Shëndetësisë. Aktiviteti u zhvillua në sheshin e qytetit me pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve.

Kjo ditë, që festohet çdo vit më 7 prill, na kujton rëndësinë e investimit në parandalimin shëndetësor dhe kujdesin cilësor për të gjithë. Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit dhe Altea-Si për angazhimin e tyre në këtë iniciativë të rëndësishme.

Komuna jonë mbetet e përkushtuar për të mbështetur nisma që promovojnë ndërgjegjësimin për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve tanë.
———————————————-

Banner

Related posts

Kosova dhe Serbia s’lëvizin nga qëndrimet për dinarin

Gjyla Halili

Lladrovci: Vota për Elmi Reçicën, është votë për kontribuuesin e kauzave të interesit qytetar e shtetëror

Gjyla Halili

Biznesmeni shqiptar me disa kompani i përfshirë në disa skandale në Maqedoni

Gjyla Halili