AKTUALE

Zgjedhjet Presidenciale/ Jakimovski: LSDM-ja dhe VMRO-ja heshtin ndaj shtantazheve të Osmanit dhe Taravarit!

Banner

Kandidati presidencial i koalicionit që udhëhiqet nga partia “Grom”, Stevço Jakimovski, gjatë një tubimi në Strumicë u ka bërë thirrje LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së të formojnë koalicion të gjerë qeveritar si përgjigje të kërkesave të kandidatëve presidencial shqiptarë për ndryshimet kushtetuese dhe Presidentin ta zgjedh Kuvendi.

Për çdo ditë po “bombardohemi” nga shantazhe të reja dhe kërcënime nga Osmani dhe Taravari që thonë se nuk do të hyjnë në Qeveri pa ndryshimet kushtetuese dhe nuk do ta bëjnë qeverinë me ata që nuk do ta mbështesin ndryshimin e Kushtetuës ku Presidenti të zgjidhet në Parlament. Unë habitem se s`ka reagime nga Pendarovski, Kovaçevski, Mickoski. Unë I pyes publikisht, a do t`u përgjigjeni këtyre kërcënimeve, me përgjigjen se nëse ka shantazhe për përbërjen e qeverisë, ne do ta bëjmë koalicionin e gjerë VMRO – LSDM dhe kush dëshiron, le të urdhërojë, tjerët – jashtë!” – tha Jakimovski, GROM.

Related posts

Azgan Hakla: Jam besim plotë jo vetëm në energjitë, vullnetin tim por së pari në bashkimin tonë qëndrestar për një shpresë të re për Kombin Shqiptar.

Gjyla Halili

Agron Dedivanaj: Hapja e Konsullatës Shqiptare në Michigan, nevojë urgjente për diasporën

Gjyla Halili

Visar Ademi kandidat i pavarur për Gostivarin?

Gjyla Halili