Lajme

Kasami: Ta gëzojnë banorët rrugën e re, me realizimin e këtij projekti përmirësohen kushtet e qarkullimit

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot ka pritur ministrin dhe zëvendësen e Transportit në Tetovë për të prerë shiritin e projektit të fundit.

“Sot, së bashku me Ministrin e Transportit, Aleksandar Nikolloski, dhe Zëvendësministren Kaltrina Zekolli Shaqiri, promovuam përfundimin e rikonstruktimit të rrugës “Shtipska”!

Ky projekt përfshinë heqjen e asfaltit ekzistues, ndërtimin e kanalizimit atmosferik, rregullimin e trotuareve dhe anësoreve, asfaltimin e rrugës, vendosjen e ndriçimit publik, sinjalistikën horizontale dhe vertikale, si dhe realizimin e kyçjeve të reja të ujësjellësit për banorët e kësaj zone.

📍 Gjatësia e rrugës: 680 metra

📍 Sipërfaqja e asfaltuar: 3.750 m²

Me realizimin e këtij projekti përmirësohen kushtet e qarkullimit, rritet siguria në komunikacion dhe sigurohen shërbime më cilësore infrastrukturore për qytetarët.

E gëzofshin banorët!”, ka shkruar Kasami në facebook.

Banner

Related posts

Valon Zeqiri: Tetovarët nuk dolën kundër Kasamit, po shohin ndryshimet në qytet, ndërtuam dhe rrugën e fshatit të Bajram Rexhepit

Admin2

Meloni: Evropa duhet të emërojë një përfaqësues të përbashkët në bisedimet për Ukrainën

Admin2

Taravari: ASH mund të rikthehet në Qeveri vetëm mbi bazën e një Marrëveshje të re

Admin2