Lajme

Shabani: Përfaqësimi i shqiptarëve në Armatë është 24 për qind

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Admir Shabani në një intervistë për Alsat-M ka bërë të ditur se përfaqësimi i shqiptarëve në Armatë është rreth 24 për qind, ku vetëm në administratën e ministrisë ky numër arrin shifrën 17 për qind. Në kombinim me të dyjat ky numër, siç tha ai, \\\\\\\\\\\\\\\”arrin mbi 22 për qind\\\\\\\\\\\\\\\”.

\\\\\\\\\\\\\\\”Kemi edhe personelin civil në Armatë, ku përfaqësimi i shqiptarëve arrin në 8.76 për qind. Ajo që është si numër për të shprehur përfaqësimin e shqiptarëve te ushtarët profesionist, kjo shifër është 28 për qind ose 894 ushtarë profesionistë shqiptarë. Në përgjithësi këto janë numrat\\\\\\\\\\\\\\\”, ka thënë Shabani.

Numri i nënoficerëve shqiptarë, shtoi ai është 411 apo rreth 25 për qind, derisa numri i oficerëve rezulton të jetë pak më i ulët dhe sipas tij, kjo shifër shkon në rreth 16 apo 17 për qind.

\\\\\\\\\\\\\\\”Përqindje më të ulët vërejmë te te interesuarit për të ndjekur Akademinë ushtarake\\\\\\\\\\\\\\\”, ka thënë mes tjerash zv/ministri Shabani.

Banner

Related posts

Kasami në Prizren për 148-vjetorin e Lidhjes Shqiptare: Lidhja është gjallë

Admin2

VLEN: Shqiptarët kishin nevojë për një forcë më të madhe, jo për një parti më shumë

Admin2

Takimi Stoilkoviq – Erik Li: Konfirmim për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investues

Admin2

Leave a Comment