AKTUALE

Taravari takim në Kumanovë me Shpëtim Pollozhanin

Kandidati për president i opozitës shqiptare VLEN Arben Taravari sot është takuar anëtarët e Shoqatës së të burgosurve politikë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

“Nder i veçantë të takoja sot në Kumanovë, anëtarët e Shoqatës së të burgosurve politikë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

Me Kryetarin Shpëtim Pollozhani dhe bashkëveprimtarët e tij, diskutuam për nevojën e ndryshimit të politikëbërjes dhe ndaljen e keqqeverisjes.

U pajtuam për domosdonë e sjelljes së drejtësisë për këtë kategori, përfshirë shtyrjen përpara të një ligji për dëmshpërblimin e ish të burgosurve politikë shqiptarë”, është shprehur Taravari. (INA)

Banner

Related posts

LSDM: Mickoski nuk ka qëndrim, partia e tij hyri në qeveri me BDI-në

Gjyla Halili

Ali Ahmeti: Takim vëllazëror me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj

Gjyla Halili

Gjithçka gati/ Sot bëhet inagurimi i shtatores së heroit të kombit Afrim Zhitia, i pranishëm dhe Ali Ahmeti

Gjyla Halili