AKTUALE

Taravari komenton shfaqen e Fetait: Ankth me ndjenjë faji, tetori është shumë afër

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, ka dalë me një status në rrjetet sociale pas konferencës për media të Arben Fetait dhe grupit të tij prej më pak se 40 personash.

Taravari shkruan se ish-bashkëpartiakëve u është përzier ankthi me ndjenjën e fajit, ndërsa, në stilin e tij karakteristik, as kësaj here nuk ka harruar t’ua rikujtojë atyre tetorin.

“Ankthi është ndjesia më e keqe që përjeton njeriu… sidomos kur është i përzier me ndjenjë faji! Ne vazhdojmë më të qetë e më të sigurt se kurrë drejt fitores së tetorit, i cili është afër… shumë afër!”, shkruan Arben Taravari, kryetar i ASH-së.

Banner

Related posts

Mickoski për Pendarovskin: Qytetarët ta ndihmojnë që të largohet nga Maqedonia

Gjyla Halili

KOSOVA NË MES TË “PROAMERIKANIZMIT” TË OPOZITËS DHE “ANTIAMERIKANIZMIT” TË KURTIT

admin

Organizatat e UÇK-së thërrasin protestë në Tiranë kundër padrejtësisë

Gjyla Halili