AKTUALE

Murtezani: Sistemin e drejtësisë që ndërtoi BDI-ja i dogji të gjallë qytetarët dhe mbuloi korrupsionin

Zëvendëskryeministri për Eurointegrime, Orhan Murtezani, ka deklaruar se BDI-ja është e interesuar vetëm në mbulimin e të vërtetës, duke theksuar se kjo parti ka ndërtuar një sistem drejtësie të mbushur me korrupsion dhe padrejtësi gjatë 22 viteve në pushtet. Murtezani theksoi se pas gjithë kësaj periudhe, tani BDI po kërkon ndihmën e Komisionit Evropian për të trajtuar çështjet e drejtësisë, por ai është i shqetësuar për ndikimin që kjo parti mund të ketë në procesin e vendosjes së drejtësisë për viktimat.

“Ne nuk do të lejojmë që BDI të vendosë se cilat viktima do të marrin drejtësi dhe cilat do të harrohen”, deklaroi ai, duke shtuar se ky është një hap i rrezikshëm për drejtësinë në vend. Murtezani kërkoi krijimin e një komisioni parlamentar të pavarur që do të hetojë disa raste të ndjeshme, duke përfshirë rasti i spitalit modular, ngjarja tragjike e Llaskarcës dhe aksidenti i autobusit në Bullgari.

Ai gjithashtu theksoi se sistemi i drejtësisë dhe prokurorisë, i ndërtuar gjatë kohës kur BDI ka qenë në pushtet, po i dëmton qytetarët dhe po e mbulon korrupsionin. “Sistemi që ata kanë krijuar e djeg qytetarin të gjallë dhe e mbulon korrupsionin”, përfundoi Murtezani.

Banner

Related posts

Flamujt në gjysmë shtizë, Maqedonia e Veriut në zi për tragjedinë në Koçan ku vdiqën 59 të rinj

Gjyla Halili

Ligji për arsimin e mesëm, Toska nga BDI: Në vend që të promovojë bashkëjetesën dhe përfshirjen, qeveria po nxit përçarje dhe pasiguri në shoqërinë tonë

Gjyla Halili

Gjashtë pacientë që po trajtohen në Klinikën e Shkupit i janë nënshtruar transplantit të lëkurës

Gjyla Halili