AKTUALE

Taravari i përgjigjet Kasamit: Rehatojmë kurrizin tonë mbi kurrizin e popullit!

Asnjëherë nuk kam pasur lakmi për pushtet pavarsisht se është shumë e vështirë t’i rezistosh atij. Për mua politika ka qenë dhe do të jetë gjithnjë një formulë shumë e thjeshtë: Çfarë po bëjmë për popullin dhe jo çfarë po bëjmë për veten dhe rrethin e ngushtë?! Kështu shkruan në profilin e tij në Facebook, ndërsa ka aluduar në intervistën e Bilall Kasamit për Evropën e Lirë, i cili porositi Taravarin se “ai që ndahet nga kopeja, e ha ujku”, ndërsa tha se VLEN-i nuk do të humb asgjë nëse largohet ASH.

Postimi i plotë i Taravarit:

Asnjëherë nuk kam pasur lakmi për pushtet pavarsisht se është shumë e vështirë t’i rezistosh atij. Për mua politika ka qenë dhe do të jetë gjithnjë një formulë shumë e thjeshtë:
Çfarë po bëjmë për popullin dhe jo çfarë po bëjmë për veten dhe rrethin e ngushtë?!

Ky ishte sistemi që kishte paralizuar shoqërinë tonë dhe ndaj kategorikisht nuk na lejohet ta përjetojmë!

Dhe sistemet nuk janë edhe aq çështje emrash, janë çështje grupimesh!

Ne mund të jemi emrat e njëjtë, por duhet të ndryshojmë mentalitet, përndryshe do të biem sërish në qarkun e përfitimeve të pamerituara që më thjesht do të thotë:
Rehatojmë kurrizin tonë mbi kurrizin e popullit!

Banner

Related posts

Lidhja Europiane për Ndryshim: Si kandidon për president PACIENTI i Gruevskit?

Gjyla Halili

Hazbi Lika: Vazhdojmë t’i dalim zot po të njëjtit ideal që na lanë më të dashurit tanë, dëshmorët e lirisë

admin

Akademia Serbe: Ali Ahmeti duhet të sulmohet përmes korrupsionit e kriminalizimit, sepse në rrafshin kombëtar është i pathyeshëm

Gjyla Halili