AKTUALE

Bdi: Toshkovski–Kocevski: “Drejtësi– Më shpëto që të të shpëtoj”!

Konferenca për shtyp e ministrit të Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe prokurorit publik Ljupço Kocevski përfaqëson karikaturën më të madhe të shtetit të kapur.

Në vend që të ofrojnë drejtësi të vërtetë për tragjedinë në Koçan, para opinionit publik po demonstrohet një tregti me ndikim – një lloj mbrojtjeje transaksionale midis fajtorit kryesor, ministrit Toshkovski, dhe një prokurori që ndodhet nën presion politik, me funksionin e tij që varet nga vullneti i Kryeministrit.

BDI u bën thirrje profesionistëve në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në Prokurorinë Publike që të mos lejojnë të bëhen pjesë e kësaj tregtie me ndikim dhe përmes kësaj të mos e legjitimojnë këtë pazar politik.

Drejtësia e vërtetë nuk guxon të fshihet përmes hetimeve selektive dhe performancave mediatike.

Opinionit publik i takon me të drejtë të kërkojë që përgjegjësia për tragjedinë e tmerrshme në Koçan të caktohet saktë dhe drejt.

Ajo që po na shfaqet nuk është drejtësi – por një agresion institucional i njëanshëm ndaj popullit shqiptar në këtë vend.

Banner

Related posts

VATRA DHUROI 100 FLAMUJ KOMBËTARË, 100 LIBRA SHQIP DHE 100 GAZETA DIELLI PËR FËMIJËT E SHKOLLËS SHQIPE “GJUHA JONË” NË PHILADELPHIA

Gjyla Halili

Thonin se Osmani po i prishë raportet me Serbinë, OKB miratoi rezolutën ku kosponzor ishte edhe Maqedonia e Veriut

Gjyla Halili

Bekteshi: Ministria e Ekonomisë është e përkushtuar që të sigurojë mbrojtje të fortë dhe të përhershme të konsumatorëve

Gjyla Halili