AKTUALE

Festim Halili prezanton dy punime shkencore në SoftCOM 2026 në Split

Profesori Festim Halili ka marë pjesë në konferencën ndërkombëtare SoftCOM 2026, një nga ngjarjet e rëndësishme shkencore në fushën e teknologjisë dhe komunikimeve në rajon, që mbledh studiues dhe ekspertë nga vende të ndryshme të botës.

Në qytetin historik të Splitit, Halili prezanton dy punime shkencore në fushën e Inteligjencës Artificiale, duke sjellë në këtë forum ndërkombëtar rezultatet e punës kërkimore dhe duke kontribuar në shkëmbimin e njohurive dhe ideve në një nga fushat më dinamike të teknologjisë bashkëkohore.

Pjesëmarrja në SoftCOM 2026 përbën një mundësi të rëndësishme për prezantimin e kërkimeve shkencore, krijimin e bashkëpunimeve të reja akademike dhe shkëmbimin e përvojave me studiues nga vende të ndryshme.

Në këtë rrugëtim shkencor, Festim Halili ka shprehur mirënjohje për bashkëpunimin me Prof. Dr. Merita Kasa Halili, si dhe me studentët Meriton Ibraimi dhe Remzije Sulejmanoska, duke vlerësuar kontributin e tyre në punën kërkimore.

Pjesëmarrja në një konferencë ndërkombëtare të këtij niveli është një tjetër dëshmi e rëndësisë së kërkimit shkencor, inovacionit dhe përfshirjes së studiuesve të rinj në zhvillimet bashkëkohore të Inteligjencës Artificiale.

Nga Spliti i Dioklecianit, shkenca dhe inovacioni marrin një tjetër dimension përmes bashkëpunimit akademik dhe prezantimit të punimeve shqiptare në një forum ndërkombëtar.

Banner

Related posts

Vdes gjimnazisti nga Shkupi, u helmua nga droga e futur në pije

admin

Inspektorati mbyll ambulancën e Bechtel Enkas për parregullsi?

Gjyla Halili

Lladrovci kërkon nga qytetarët kujdes të shtuar gjatë vërshimeve

Gjyla Halili