AKTUALE

Sot në Uashington do të zhvillohet Dialogu Strategjik Maqedoni e Veriut-SHBA

Pas një ndërprerjeje katërvjeçare, sot në Uashington do të mbahet sesioni i dytë i Dialogut Strategjik midis Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara.

Delegacioni i nivelit të lartë qeveritar kryesohet nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Muçunski, ndërsa do të marrin pjesë edhe Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski, Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski, Ministri i Transformimit Dixhital, Stefan Andonovski dhe Ministrja e Energjisë Sanja Bozhinovska.

“Dialogu Strategjik përfaqëson një platformë të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe avancimin e partneritetit me Shtetet e Bashkuara, me fokus në fushat kryesore me interes të ndërsjellë, duke përfshirë mbrojtjen dhe sigurinë, sigurinë kibernetike dhe bashkëpunimin teknologjik, ekonominë, tregtinë dhe energjinë, si dhe luftën e përbashkët kundër kërcënimeve transnacionale dhe forcimin e sigurisë kufitare”, thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë në një deklaratë.

Nga atje shtojnë se mbajtja e sesionit të dytë të Dialogut Strategjik konfirmon vazhdimësinë e aleancës midis dy vendeve dhe angazhimin e përbashkët për të promovuar stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin në rajon dhe më gjerë.

Banner

Related posts

Faton Ahmeti: Zgjedhjet e parakohshme e vetmja mënyrë për të ndalur poshtërimin e mëtejmë të shqiptarëve

Gjyla Halili

KE-ja siguroi 50 milionë euro ndihmë makrofinanciare për Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Kuvendi i Drenasit miraton listën paraprake të pronave për dhënien në shfrytëzim, Lladrovci falënderon asamblistët

Gjyla Halili