AKTUALE

Drejtori i VLEN-it distancohet nga deklaratat fyese të Rijad Shaqirit, Hasani: Politika duhet të bazohet në etikë dhe respekt!

Drejtori i Kullotave Shtetërore, Bashkim Hasani nga koalicioni VLEN, është distancuar nga deklaratat ftyese që deputeti i VLEN-it, Rijad Shaqiri bëri ndaj kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Hasani shkruan në reagimin e tij e politika duhet të bazohet në etikë dhe respekt.

Reagimi i plotë:

Distancimi nga çdo gjuhë përçarëse apo denigruese e përdorur nga eksponentë të politikës është i domosdoshëm. Diskursi politik duhet të bazohet në respekt dhe përgjegjshmëri, duke kontribuar në mirëkuptim dhe progres.
Besoj se debati duhet të jetë i bazuar në etikë dhe respekt, duke pasur si qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Kujtojmë se nga BDI deklaratën e Shaqirit e quajtën të turpshme dhe kërkuan distancimin e VLEN-it nga deklarata e deputetit të tyre. /tvklan.mk

Banner

Related posts

Tensionohet situata, Qoku godet rëndë Taravarin: Në VLEN nuk ka dilema me lista të ndara apo të bashkuara

Gjyla Halili

Mickoski ia komplikon jetën VLEN-it që në fillim!

Gjyla Halili

Forumi i gruas dhe ai rinorë nga Fronti Europian me aktivitet të përbashkët tek tregu i grave në Tetovë

Gjyla Halili