AKTUALE

Ajdari në takimin me Komisionin e Venecias: Provimi i jurisprudencës në gjuhën shqipe është detyrim ligjor dhe kushtetues

Koordinatorja e Grupit Parlamentar të Frontit Evropian, deputetja Rina Ajdari, së bashku me deputetin dhe zëvendëskoordinatorin Sali Murati, mori pjesë në takimin me delegacionin e Komisionit të Venecias, ku prezantoi qëndrimet dhe argumentet juridike e kushtetuese lidhur me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe të drejtën e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Gjatë takimit, Ajdari theksoi se Ligji për Përdorimin e Gjuhëve është në fuqi dhe duhet të zbatohet në tërësi, duke nënvizuar se provimi i jurisprudencës përfaqëson një vlerësim të njohurive profesionale juridike dhe nuk duhet të shndërrohet në pengesë për kandidatët që kanë ndjekur studimet në gjuhën shqipe.

Delegacioni i Komisionit të Venecias përbëhej nga Janneke Gerards (Holandë), Mārtiņš Mits (Letoni), Mattia Zeba, Carmen Morte-Gomez dhe Mamuka Longurashvili.

Ajdari ritheksoi se mundësimi i provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe nuk është çështje e vullnetit politik të qeverisë, por detyrim që buron nga kuadri kushtetues dhe ligjor i vendit.

“Provimi i jurisprudencës duhet të mundësohet në gjuhën shqipe, ashtu siç e garanton ligji. Të drejtat gjuhësore të shqiptarëve nuk janë çështje e vullnetit politik të qeverisë, por detyrim kushtetues dhe ligjor i shtetit”, theksoi Ajdari.

Ja postimi plotë:

Sot, së bashku me deputetin dhe zëvendëskoordinatorin Sali Murati, mora pjesë në takimin me delegacionin e Komisionit të Venecias, i cili dëgjoi qëndrimet tona lidhur me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe të drejtën e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Në cilësinë e deputetes dhe koordinatores së grupit parlamentar të Frontit Evropian, prezantova argumentet tona juridike dhe kushtetuese, duke theksuar se Ligji për Përdorimin e Gjuhëve është në fuqi dhe duhet të zbatohet plotësisht. Provimi i jurisprudencës është vlerësim i njohurive profesionale juridike dhe nuk mund të shndërrohet në pengesë për studentët që kanë studiuar në gjuhën shqipe.

Delegacioni përbëhej nga Janneke Gerards (Holandë), Mārtiņš Mits (Letoni), Mattia Zeba, Carmen Morte-Gomez dhe Mamuka Longurashvili.

Qëndrimi ynë është i qartë: Provimi i jurisprudencës duhet të mundësohet në gjuhën shqipe, ashtu siç e garanton ligji.

Të drejtat gjuhësore të shqiptarëve nuk janë çështje e vullnetit politik të qeverisë, por detyrim kushtetues dhe ligjor i shtetit.

Banner

Related posts

Sot Sulltan Novruzi, Meta: Duhet të arrijmë objektivat, të kemi besim tek e ardhmja

admin

Arrestohet drejtori i Spitalit Geriatrik në Shkup, mori ryshfet prej 20,000 eurosh

Gjyla Halili

Zgjedhjet, Kovaçevski: Do të bisedojmë për lista të përbashkëta

Gjyla Halili