AKTUALE

Kryetari Limani pret Ambasadoren e SHBA-ve në Gostivar

Kryetari Limani pret Ambasadoren e SHBA-ve në Gostivar
Kryetari Limani pret Ambasadoren e SHBA-ve në Gostivar
Publikuar 10:00 7 Prill, 2026
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, zhvilloi takim me U.D. Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut, Nicole Varnes.

Në fokus të bisedimeve ishte thellimi i bashkëpunimit ndërmjet pushtetit lokal dhe partnerëve ndërkombëtarë, me theks të veçantë në procesin e decentralizimit, fuqizimin e komunave dhe rritjen e kapaciteteve institucionale në nivel lokal. Palët diskutuan edhe për mbështetjen konkrete përmes projekteve zhvillimore, të cilat synojnë përmirësimin e drejtpërdrejtë të cilësisë së jetës së qytetarëve.

Gjatë takimit u theksua se mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbetet kyçe për Maqedoninë e Veriut, sidomos në drejtim të forcimit të institucioneve demokratike, avancimit të reformave dhe përshpejtimit të proceseve integruese të vendit.

Banner

Related posts

Voton Bajram Rexhepi fton qytetarët të dalin më masovisht

Gjyla Halili

Np “Tetova” çdo të shtunë linjë të re nga Tetova në Kodër të Diellit dhe anasjelltas

Gjyla Halili

Lezha Kastriotit po e kultivon domethënien e besëlidhjes, thotë Lladrovci

Gjyla Halili