AKTUALE

EKSKLUZIVE: Hiqet tabela e “Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve” nga ministria, reagim i ashpër nga Nafie Selmani

Nafie Selmani, ka publikuar dy fotografi ku shihet se si është larguar tabela e Inspektoratit të Gjuhëve nga ministri Stoilkoviç.

Sipas Selmanit, në fotografinë e parë shihet tabela informuese e Agjencisë, ndërsa në fotografinë e dytë ajo është larguar nga vendi ku ishte e vendosur.
Ajo ka reaguar me tone ironike ndaj zhvillimit, duke shkruar:

“EKSKLUZIVE: Foto 1 me tabelë, fotoja 2 ku është hequr tabela informuese ‘Agjencia për Zbatimin e Gjuhëve’ nga korridori i katit të tretë të ministrisë ku edhe gjendet Agjencia.
Urime ‘unifikimin’ S’VLEN! 👏”
Postimi i saj është shpërndarë dhe komentuar gjerësisht në rrjetet sociale, ndërsa deri tani nuk ka ndonjë reagim zyrtar lidhur me arsyet e largimit të tabelës informuese.TS

Banner

Related posts

E duan Reali dhe Barcelona, por një skuadër angleze është në përparësi për të nënshkruar me Dani Olmon

Gjyla Halili

Avokati i Popullit do të hetojë rastin me foshnjën me tuberkulozë që ndërroi jetë në Klinikën e Fëmijëve në Shkup

admin

OSMANI: Bashkë me babë Qerimin te busti i heroit Mujdin Aliut

Gjyla Halili