AKTUALE

VLEN: Bujar Osmani të përgjigjet për raportet me Vlladimir Stajiqin, agjenda në favor të Beogradit, për Banjskën dhe planet kundër Kosovës

Koalicioni VLEN ka reaguar me akuza ndaj ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, dhe BDI-së, duke ngritur pyetje për raportet e tyre me konsullin e nderit të Serbisë, Vlladimir Stajiq, si dhe për qëndrimet ndaj zhvillimeve në Kosovë.

Në reagimin e tyre, nga VLEN thonë se ende nuk ka përgjigje nga BDI dhe Osmani lidhur me afërsinë me Stajiqin, i cili sipas tyre, kishte marrë pjesë në pritje zyrtare gjatë kohës kur Osmani drejtonte diplomacinë e Maqedonisë së Veriut.

Koalicioni opozitar pyet gjithashtu pse, sipas tyre, Osmani nuk kishte reaguar qartë për sulmin terrorist në Banjskë dhe ngrit dilema nëse kjo lidhet me raportet me qarqe serbe.

“Qytetarët nuk harrojnë se gjatë kohës së Bujar Osmanit, diplomacia e Maqedonisë së Veriut u bë pjesë e agjendave që shkonin në favor të Beogradit”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

Nga ky koalicion përmendet edhe iniciativa “Ballkani i Hapur”, për të cilën pretendojnë se ishte promovuar në dëm të interesave të Kosovës, si dhe plani 9-pikësh ndaj Kosovës, për të cilin kërkojnë sqarime nga Osmani.

VLEN thekson se do të vazhdojë, siç thonë ata, të mbrojë interesat kombëtare shqiptare dhe të mbajë qëndrime të qarta ndaj zhvillimeve që lidhen me Kosovën.

Banner

Related posts

Akuza të forta- Mbesa e Parashqevi Simakut akuzon aktorin se hyri në dhomën e hallës së hotelit të hallës së saj

Gjyla Halili

Remzi Abdullahi:Janë paguar pagesat direkte për qumështin e lopëve, deleve dhe dhive të prodhuar dhe të dorëzuar

admin

Takimi Ahmeti – Taravari, reagon Uzairi: Rini të qetë ASH dhe Arben Taravari janë gjithmonë në rrugën e drejtë dhe në përputhje me kërkesat e shqiptarëve

Gjyla Halili