AKTUALE

Shtohen rastet e zjarrvënieve në Tuz, autoritetet bëjnë apel për kujdes maksimal

Rastet e zjarrvënieve të qëllimshme janë shtuar ditët e fundit në territorin e Komunës së Tuzit, duke rrezikuar të shkaktojnë dëme të konsiderueshme materiale dhe të cenojnë sigurinë e qytetarëve.

Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të ekipeve të Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit, vatrat e zjarrit janë vënë nën kontroll në kohë, duke parandaluar përhapjen e tyre dhe pasoja më të rënda.
Për shkak të temperaturave të larta që pritet të mbizotërojnë edhe në ditët në vijim, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr. Në veçanti, kërkohet të mos ndizet zjarr në ambiente të hapura dhe të mos digjen bar, mbeturina apo materiale të tjera pa u koordinuar me shërbimet përgjegjëse.

Komandanti i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit të Komunës së Tuzit, Rexhep Çunmulaj, rikujtoi se ndezja e zjarreve gjatë kësaj periudhe është e ndaluar me ligj. Ai theksoi se çdo shkelje mund të trajtohet si vepër penale dhe të sjellë pasoja ligjore për personat përgjegjës.

Autoritetet apelojnë për bashkëpunimin e qytetarëve, duke theksuar se vetëm me përgjegjësi dhe kujdes të përbashkët mund të parandalohet rreziku nga zjarret.

Banner

Related posts

Faton Ahmeti: Bilall Kasami paska zbuluar “kërcënimin” e radhës për sovranitetin e Maqedonisë së Veriut: Tiranën zyrtare dhe kryeministrin Edi Ramën!

Gjyla Halili

Blerim Bexheti: Të zbardhet sa më shpejt sulmi ndaj Dr. Shahinit, drejtësia duhet të veprojë menjëherë

Gjyla Halili

Bujar Hudhri nga SH.B “Onufri” paditë Bilall Kasamin për plagjiaturë

Gjyla Halili