AKTUALE

DIGJITALIZIMI I UNIVERSITETIT VAZHDON ME HAPA TE FUQISHËM NË UNT

Shkup, 30.06.2026 – Sot u zhvillua një takim pune me përfaqësuesit e kompanisë A1, fituese e tenderit për implementimin e Portalit Studentor dhe Sistemit Elektronik të Menaxhimit të Studentëve.

Rektori i UNT-së, Prof. Dr. Bekim Fetaji mirëpriti në takim pune përfaqësuesit nga kompania A1, Festim Kamberi dhe Refik Hyseni, ndërsa nga Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup të shoqëruar në këtë takim pune ishin Doc. Dr. Arbnor Rushiti dhe Mr. Veton Rushiti.

Gjatë takimit u diskutuan fazat e implementimit të sistemit, funksionalitetet që do të ofrojë platforma e re, si dhe hapat e nevojshëm për realizimin me sukses të këtij projekti, i cili do të modernizojë shërbimet studentore dhe do të rrisë efikasitetin administrativ në universitet.

Ky projekt paraqet një hap të rëndësishëm në procesin e digjitalizimit të UNT-së, duke ofruar shërbime më të shpejta, më transparente dhe më efikase për studentët dhe stafin akademik.

Banner

Related posts

Atmosferë festive për Pashkë nga Shoqata “Malësia” në Kaliforni

Gjyla Halili

Janevska: Nga marsi paga më të larta për profesorët dhe mësuesit

Gjyla Halili

Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

Gjyla Halili