Lajme

Kostovski nuk ndalet: Ofensiva ndërtimore po ndryshon fytyrën e lagjes Shkup Veri

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka informuar se në lagjen Shkup Veri po zhvillohet ofensiva më e madhe ndërtimore, me investime të konsiderueshme në projekte infrastrukturore që synojnë përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët.

Sipas Kostovskit, sot ka përfunduar rikonstruksioni i degës së dytë të rrugës “Boro Menkov”, ku përveç asfaltimit janë rindërtuar edhe trotuaret dhe parkingjet paralele.

Njëkohësisht, sipas Kostovskit po realizohet edhe rikonstruksioni i të gjitha shtigjeve hyrëse drejt ndërtesave në rrugët “Boro Menkov”, “Kosturska”, “Lazo Moskov” dhe “Goce Stojçevski”.

Kostovski ka paralajmëruar se së shpejti do të nis edhe rikonstruksioni i rrugës “Kosturska”, i cili do të përfshijë dy hapësira të mëdha parkimi, shtigjet hyrëse dhe për herë të parë, ndërtimin e një trotuari që do të mundësojë lëvizje më të sigurt dhe pa pengesa për këmbësorët.

“Po realizojmë atë që qytetarët e lagjes Shkup Veri e kanë kërkuar prej kohësh. Punojmë me përkushtim për qytetarët dhe për të ardhmen e tyre”, ka deklaruar Kostovski, duke theksuar se kjo është ofensiva më e madhe ndërtimore e realizuar ndonjëherë në këtë pjesë të Komunës së Butelit.

Banner

Related posts

BE-ja pajtohet për hapjen e grupkapitullit të parë të negociatave me Ukrainën dhe Moldavinë

Admin2

Milloshoski dhe Hricova: Mbështetja sllovake për integrimin evropian u konfirmua

Admin2

Si u bë historia e moldaves S.Ç. simbol i të gjitha viktimave të trafikimit me qenie njerëzore në Mal të Zi

Admin2