AKTUALE

Shoqëria “Lëvizja” organizonë simpozium shkencor me rastin e 25-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit.

Temat bosht do të jenë:” Arritjet, sfidat dhe perspektivat e shoqërisë multietnike në Maqedoninë e Veriut.
Tematikat e këtijë simpoziumi do trajtojnë kontekstin kohorë nga shkaqet e nisjes të konfliktit te arritja e paqes dhe transformimi politik dhe shoqëror që ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut dhe cilat janë sfidat e saj për të ardhmen e vendit. Diskutime të cilat do të botohen në një revistë të posaçme nga një komision, ku konkluzionet e përgjithshëm do bëhen publike për opinionin e gjërë. Në këtë simpozium do bëhet edhe promovimi i veprës nga autori Mr. Ismet J. Krosi:”DY DEKADA MARRËVESHJA E OHRIT (2001-2021)”. Monografi e cila pasqyron procesin e zhvillimeve në këto dy dekada.
Studiuesit dhe pjesëmarrësit e interesuar mund të dërgojnë propozimet e tyre për kumtesë deri më 10 gusht 2026, në adresën elektronike: bekimadili@yahoo.com. Pjesëmarrja është e kufizuar, ndërsa për pranimin e temës së propozuar, autorët do të njoftohen më 12 gusht 2026.
Konkluzionet e këtij takimi shkencor do të bëhen publike më 15 gusht 2026, në Gostivar, në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit, zjarr nga i cili lindi UÇK”, organizuar nga Shoqëria Lulet e Malësisë, Shoqëria LËVIZJA dhe SHVL-UÇK. Në këtë manifestim do të promovohet botimi kushtuar mbi dy dekadave të “Flakës së Janarit”. Në kuadër të këtijë manifestimi përveç pjesëve artistike do shfaqet dhe dokumentari:” Epopeja e vitit 2001 në fokusin mediatik”. Në fund të manifestimit do të shtrohet sofra tradicionale: “Buka e vendlindjes”.
Me konsideratë nga Trupi Organizativ i Simpoziumit Shkencor i cili mbahet nën kujdestarinë e Shoqërisë LËVIZJA!

Banner

Related posts

Gjykata Administrative vendosi në favor të Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publik

Gjyla Halili

Taravari në një vijë me VMRO-në: Propozimi “FRANCEZ” mund të korigjohet!

Gjyla Halili

Revizioni ka konstatuar parregullsi në punën financiare të Klinikës së Neurologjisë

Gjyla Halili