AKTUALE

Dimitrievski: I vetmi koalicion me të cilin do të marrim pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë qytetarët

“I vetmi koalicion me të cilin do të marrim pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë qytetarët. Në fund të fundit, prandaj është lëvizje civile dhe jo subjekt politik. Ne do t’i drejtohemi të gjithëve, pavarësisht nga përkatësia partiake dhe etnike dhe pres që të bashkohen të gjithë ata që duan t’i përkasin një koncepti të punës së ndershme, të përgjegjshme dhe shtëpiake”, këtë e theksoi kryetari i komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski.

Ai informon se pas përfundimit të zgjedhjeve, në varësi të rezultateve, do t’ua ofrojnë platformën politike dhe programore të gjitha subjekteve politike që i përmbahen parimeve strategjike shtetërore për të ardhmen euroatlantike të Maqedonisë dhe do të jenë në koalicion me ato të cilët do të jenë të gatshëm ta pranojnë dhe të punojnë intensivisht për të.

Banner

Related posts

Inspektori Zoran Markozanov “thurë” raport në kordinim me zëvendësministrin e kulturës në RMV- Sedat Sulejmani!

Gjyla Halili

Lajçak: Më vjen mirë që u bënë hapa për shtensionim të situatës

admin

BDI Gostivar mban Kuvendin e Degës më 18 korrik, i pranishëm edhe Ali Ahmeti

Gjyla Halili

Leave a Comment