AKTUALE

Shoqata “Penda” nderon At’ Gjergj Fishtën me veprimtarinë “Malësia për Fishtën”

Më 18 gusht 2026, Shoqata “Penda” organizoi një veprimtari të veçantë kulturore me temën “Malësia për Fishtën”, kushtuar figurës së At’ Gjergj Fishtës – poetit, mendimtarit dhe atdhetarit të madh shqiptar.

Veprimtaria solli në vëmendje veprën dhe trashëgiminë e Fishtës, si dhe lidhjen e tij të thellë me Malësinë, duke rikujtuar rrënjët, traditat, historinë dhe vlerat kombëtare që përshkojnë krijimtarinë e tij.

Në këtë mbrëmje kulturore morën pjesë si folës Prof. dr. i asociuar Vinçens Marku, studiues, përkthyes dhe ligjërues në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”; Hoxhë magjistër Nadir Bajraktari dhe Patër Mirash Marinaj, misionar françeskan.

Fjalën në emër të Shoqatës “Penda” e mbajti kryetari i saj, Mark Junçaj, ndërsa Frano Kulli, drejtor i Shtëpisë Botuese “Fishta”, mbajti fjalën e nderit, duke vënë në pah rëndësinë e figurës së Fishtës dhe të veprës së tij për kulturën dhe identitetin shqiptar.

Pjesë e veçantë e programit ishte interpretimi i veprave të At’ Gjergj Fishtës nga Nevila Nikaj, Kristina Lulgjuraj dhe Antoneta Arapaj, të cilat sollën përpara të pranishmëve vargje dhe mesazhe nga krijimtaria e poetit të madh.

Aktiviteti u moderua nga Sidorela Berishaj.
Mbrëmja “Malësia për Fishtën” ishte një takim i bukur kulturor dhe përkujtimor, që synoi ta mbajë të gjallë kujtesën për At’ Gjergj Fishtën dhe ta afrojë veprën, mendimin dhe mesazhet e tij me brezat e sotëm.

Përmes kulturës, letërsisë dhe dialogut ndërmjet brezave, Shoqata “Penda” përcolli një mesazh të rëndësishëm për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kombëtare shqiptare.

Banner

Related posts

Valon Bilalli zgjidhet kryetar i nëndegës së LD-së në Këshillin Vendor “Teqe” në Tetovë

Gjyla Halili

Zgjedhja e Papës së Ri! Vatikani ndërpret sinjalet celulare gjatë konklavës

Gjyla Halili

Kryetari i LSDM-së, Filipçe për vizitë pune në Francë

Gjyla Halili