AKTUALE

Shoqata “Naser Veliu” së shpejti do të publikojë dokumentacionin historik të veprimtarisë së saj që nga viti 1990

Veprimtaria e Shoqatës “Naser Veliu” dhe kontributi i anëtarëve të saj ndër vite, të dokumentuara përmes materialeve dhe dëshmive të kohës, së shpejti do t’i prezantohen opinionit publik.

Përmes një njoftimi publik, përfaqësuesit e Shoqatës kanë bërë të ditur se janë duke përgatitur dokumentacionin historik që pasqyron punën, angazhimin dhe sakrificën e kryesive ndër vite, të udhëhequra nga kryetarët përkatës, si dhe kontributin e secilit anëtar në aktivitetet dhe aksionet e organizuara që nga viti 1990.

Një rëndësi e veçantë në këtë veprimtari i kushtohet edhe kontributeve financiare dhe materiale të anëtarësisë, të grumbulluara në selinë qendrore të Shoqatës në Gostivar, si dhe angazhimit të degëve të saj në shtetet evropiane, përfshirë Gjermaninë, Austrinë, Zvicrën dhe Italinë.

Sipas njoftimit, këto kontribute dhe angazhime përbënin një mbështetje të rëndësishme për proceset që çuan drejt ndërtimit të shtetit të Kosovës.

Me këtë rast, Shoqata u ka bërë thirrje të gjithë ish-udhëheqësve të degëve në shtetet e përmendura, si dhe ish-anëtarëve të tyre, që të kontribuojnë në këtë nismë duke dorëzuar çdo dokument, shënim, dëshmi, evidencë të dërgesave apo pranimeve financiare dhe materiale që mund të kenë ruajtur nga ajo periudhë.

I gjithë dokumentacioni i mbledhur do të sistemohet dhe do të botohet në një doracak të veçantë, me synimin që kontributi i çdo anëtari, i çdo kryesie dhe i çdo dege të ruhet si dëshmi historike dhe të bëhet i njohur për opinionin publik dhe brezat e ardhshëm.

Nisma synon që historia e kësaj veprimtarie të mos mbetet vetëm në kujtesën e atyre që e përjetuan, por të dokumentohet dhe të ruhet për brezat që vijnë.

“Historia nuk duhet të mbetet vetëm në kujtesën e atyre që e përjetuan, por duhet të dokumentohet, të ruhet dhe t’u përcillet brezave që vijnë!”
Njoftimi është nënshkruar nga Luan Veliu, në Gostivar, më 23 nëntor 2026.

Ja postimi plotë:

NJOFTIM PUBLIK
(Ish Shoqatat-gjysëm legale)

Shoqata “Naser Veliu” dhe veprimtaria e anëtarëve të saj, përmes dokumentacionit të kohës, nga viti 1990, së shpejti do t’i prezantohen opinionit publik.

Puna, përkushtimi dhe sakrifica e të gjitha kryesive ndër vite, të udhëhequra nga kryetarët përkatës, si dhe angazhimi i secilit anëtar në çdo aktivitet e aksion, përbëjnë një pjesë të rëndësishme të historisë së veprimtarisë së Shoqatës “Naser Veliu”.

Kontributet e anëtarësisë dhe donacionet e grumbulluara në selinë qendrore të Shoqatës në Gostivar, së bashku me veprimtarinë e degëve të saj në shtetet evropiane, si Gjermania, Austria, Zvicra dhe Italia, u shndërruan në një mbështetje të rëndësishme dhe në një gur themeli për ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Prandaj, u bëjmë thirrje të gjithë ish-udhëheqësve të degëve në shtetet e lartpërmendura, si dhe ish-anëtarëve të tyre, që çdo dokument, shënim, dëshmi, evidencë të dërgesave apo pranimeve financiare dhe materiale, të cilat mund t’i kenë ruajtur në arkivat e tyre nga veprimtaria e asaj kohe, t’i përcjellin në Gostivar.

I gjithë dokumentacioni i grumbulluar do të sistemohet dhe botohet në një doracak të veçantë, me qëllim që puna, sakrifica dhe kontributi i secilit anëtar, i çdo kryesie dhe i çdo dege të bëhen pjesë e një dëshmie të dokumentuar historike dhe të njihen nga opinioni publik.

Historia nuk duhet të mbetet vetëm në kujtesën e atyre që e përjetuan, por duhet të dokumentohet, të ruhet dhe t’u përcillet brezave që vijnë!
Me respekt,
Luan Veliu
Gostivar, 23.11.2026

Banner

Related posts

Goditet edhe lidhja me Kosovën, rruga Shkup-Bllacë nuk do jetë autostradë, por “rrugë ekspres”

Gjyla Halili

SASHK reagon ndaj vendimit të MASH për ditët e punës së 24 prillit dhe 8 majit

Gjyla Halili

Bilalli: VMRO i fitoi zgjedhjet duke mashtruar maqedonasit se shtetin ia morën shqiptarët

Gjyla Halili