AKTUALE

Veteranët paralajmërojnë masa, pas votimit të pagës minimale

Një vit pasi protestuan kundër votimit në parim të Projektligjit për pagën minimale, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar sërish masa, pasi pushteti miratoi të njëjtin dokument në lexim të dytë të enjten.

Ky ligj parasheh që deri në kategorizimin përfundimtar të listës së veteranit, Ministria e Financave do të vendosë për lartësinë e shumës së pensioneve të përcaktuara me këtë ligj, varësisht nga mundësitë buxhetore, kostoja e jetës dhe inflacioni eventual. Pra veteranëve nuk u garantohet rritja e pensionit, siç do të rritet paga minimale nga 170 në 264 euro.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatave të Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar në Facebook duke paralajmëruar veprime.

“Siç po e marr vesh nga mediat, pasi u largua opozita nga salla, në terr, deputetët e këtij pushteti të paskrupullt, e kanë kaluar ligjin për pagën minimale duke i hequr veteranët e luftës së UÇK-së. Ne do të takohemi si organe drejtuese dhe do të vendosim për hapat që do t’i ndërmarrim”, ka shkruar ai.

Banner

Related posts

Mickoski nga Kavadari: Këto zgjedhje janë shansi i fundit për shpëtim

Gjyla Halili

Çmimet e djathit dhe gjalpit, nga 15 shkurti rritje deri në 37% në tregjet e pakicës

admin

Gashi për vdekjen e Papa Françeskut: Humbje e madhe për mbarë njerëzimin

Gjyla Halili

Leave a Comment