AKTUALE

Google Maps zbulon përditësimin më të fundit

Google Maps ka prezantuar një funksion të ri që e thjeshtëson navigimin, funksionin “You”.

Siç raportohet, “You” është vendi ku gjenden ndryshimet më të rëndësishme, udhëtimet e ruajtura dhe ato që doni t’i realizoni.
Gjithashtu, kompania ka përmendur edhe ndryshime të tilla si ngjyra të reja që e bëjnë më të lehtë gjetjen e vendeve në hartë, shkruajnë mediat e huaja.
Ndërsa për drejtuesit e automjeteve elektrike, Google Maps ka filluar të shfaqë një përvojë që i dedikohet “stacioneve të karikimit”.

Duke e zgjedhur llojin e automjetit të tyre, tani përdoruesit me lehtësi mund të gjejnë stacionet e karikimit në afërsi.

Bëhet e ditur se me këto përditësime të vazhdueshme dhe veçori që pritet të vijnë, Google Maps vazhdon të evoluojë duke u ofruar përdoruesve një përvojë më të mirë.

Banner

Related posts

Cila bankë në Maqedoninë e Veriut kishte fitime marramendëse gjatë 2023

Gjyla Halili

Njeriu që ndryshoi historinë politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

LSDM: Një grant prej 80 milionë eurosh ka ardhur nga BE, si mbështetje për zbutjen e krizës

admin