AKTUALE

“Shoqata ‘Malësia e Madhe’ Michigan – Michigan uron mësuesit shqiptarë në Ditën e Mësuesit”

Në Ditën e Mësuesit, Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” – Michigan përshëndet dhe nderon të gjithë mësuesit në atdheun tonë dhe në çdo cep të trojeve shqiptare.

Për shekuj me radhë, shqiptarët jetuan nën pushtime dhe kufizime, ku në periudha të caktuara gjuha dhe arsimi në shqip u ndaluan plotësisht. Megjithatë, mësuesit shqiptarë nuk u dorëzuan. Pa ndërtesa shkollash dhe pa mbështetje nga askush, ata mbajtën gjallë dritën e dijes, duke edukuar breza të rinj dhe duke ruajtur identitetin kombëtar.

“Për shqiptarët, mësuesi nuk është vetëm një profesion; ai ka qenë dhe mbetet mbrojtës i gjuhës, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar,” kan shkruan nga shoqata.

Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” – Michigan uron të gjithë mësuesit shqiptarë Urime 7 Marsi – Dita e Mësuesit! 🇦🇱

Ja postimi plotë:

7 Marsi – Dita e Mesuesit

Në historinë e shumë kombeve, shkolla ka qenë një institucion.
Në historinë e shqiptarëve, ajo ka qenë një akt qëndrese.

Shoqata Atdhetare Malësia e Madhe – Michigan
përshëndet dhe nderon të gjithë mësuesit në atdheun tonë, në çdo cep të trojeve shqiptare.

Për shekuj me radhë shqiptarët jetuan nën pushtime dhe kufizime, ku në periudha të caktuara gjuha dhe arsimi në shqip u ndaluan plotësisht. Megjithatë, në çdo cep të trojeve shqiptare pati burra e gra që nuk pranuan ta lënë gjuhën dhe dijen të shuhej.

Ata ishin mësuesit.

Pa ndërtesa shkollash dhe pa mbeshtetje nga askush, ata mbajtën gjallë dritën e dijes. Nga ky popull dolën rilindas të shquar, mendje të forta që e ngritën kombin me dije, kulturë dhe arsim.

Prandaj për shqiptarët mësuesi nuk është vetëm një profesion.
Ai ka qenë dhe mbetet mbrojtës i identitetit kombëtar.

Urime 7 Marsi – Dita e Mesuesit. 🇦🇱

Banner

Related posts

Saliu i’a plas në fytyrë Limanit: E konfirmoi me gojën e vet se nuk ka legjitimitet

Gjyla Halili

Ademi: VMRO-DPMNE tenton të imponojë supremaci dhe dominancë! Ne për interesa madhore kemi ditur të themi dalim nga qeveria

Gjyla Halili

Kryeministri shqiptar/ GRUBI: U tha, u bë!

Gjyla Halili