AKTUALE

Shoqata “Jehona e Malësisë” vendos kurorë lulesh pranë varrit të Adem Jasharit

Me rastin e Epopesë së UÇK-së, shoqata “Jehona e Malësisë” në Michigan vendosi sot kurorë lulesh pranë varrit të komandantit legjendar Adem Jashari, duke shprehur nderimin dhe mirënjohjen më të thellë për sakrificën e tij dhe të gjithë familjes heroike Jashari, të cilët u bënë simbol i qëndresës dhe themel i lavdishëm i luftës çlirimtare të Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Në postimin në fb theksuan se UÇK-ja, si ushtria që mishëroi idealin e lirisë dhe dinjitetit kombëtar, mbetet një nga kapitujt më të ndritur të historisë së popullit shqiptar në Kosovë. Lufta dhe sakrifica e saj u shndërruan në dritë shprese për popullin e Kosovës dhe në frymëzim për brezat që do të vijnë.

“Familja Jashari është simbol i sakrificës së madhe që i dha forcë dhe legjitimitet luftës së UÇK-së, duke e kthyer qëndresën në një thirrje kombëtare për liri, dinjitet dhe drejtësi”- kanë shkruar nga Shoqata ” Jehona e Malësisë”

Me përulje dhe respekt të thellë, u përkujtuan edhe të gjithë dëshmorët e Ushtria Çlirimtare e Kosovës, të cilët me gjakun dhe trimërinë e tyre i hapën rrugën lirisë së Kosovës.

Lavdi e përjetshme komandantit legjendar Adem Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të UÇK-së.
Lavdi

Banner

Related posts

Berisha prezanton kandidatin për Bashkinë e Selenicës: Shqipëria po pakësohet në mënyrë të frikshme, 80% e qytetarëve që largohen janë të rinjtë

admin

Hfz. Xhelil Havziu autorizohet të kryej detyrën e mualimit dhe zavendës imamit në Xhaminë e Lagjes Drenovec-Tetovë.

Gjyla Halili

Sipas sondazhit të Topshqip, kandidati i cili fiton binshëm Çairin është Abdulselam Selami

Gjyla Halili