AKTUALE

Shiu zbulon mashtrimet e Bilall Kasamit. Vetura bie në kanal!

Mjaftoi një shi për të zbuluar të vërtetën e punimeve të kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami informon Tetovasot. Rrugët e ndërtuara nga komuna, të cilat shpesh përdoren si armë zgjedhore për vota, dolën të paqëndrueshme dhe pa standarde minimale ndërtimore.Pamjet që shihen në foto, tregojnë një automjet të mbetur në baltë ose i rënë në kanal, simbol i qartë i punimeve të dështuara. Ndërkohë, edhe rrugët e sapoasfaltuara në disa lagje kanë filluar të çahen, pasi shtresa e asfaltit rezulton vetëm 3 deri në 5 centimetra.Problematike mbetet edhe mungesa e kanalizimit të standardizuar në lagjet përtej Vardarit, ku uji i shiut përmbyt rrugët dhe i bën ato të pakalueshme.Shiu pra nuk ishte thjesht një fenomen natyror, por dëshmi që nxori në pah realitetin e punimeve pa cilësi dhe mashtrimet e Bilall Kasamit para qytetarëve të Tetovës.

Banner

Related posts

Tre të rinj arrestohen në Bit Pazar – me kërcënime grabitën disa të mitur në një stacion autobusi

Gjyla Halili

REISUL ULEMA MORI PJESËNË NANIFESTIMIN E HAFIZIT TË RI EGZON ZIBERI NGA FSH GËRÇEC.

Gjyla Halili

Vdes 18 vjeçari nga Tetova, e kap rryma duke u larë në dush

Gjyla Halili