Kryetari i Shoqatës Humanitare „El Hilal“, Behixhudin Shehapi, po merr pjesë në Simpoziumin e III-të Ndërkombëtar Ballkanik, i cili po mbahet në qytetin bregdetar të Tekirdagut, në Republikën e Turqisë, nën organizimin e Universitetit Namik Kemal.
Simpoziumi i këtij viti trajton temën bosht „Shkenca dhe arti gjatë periudhës osmane në Ballkan“, duke mbledhur rreth 50 studiues shkencorë për të diskutuar dhe shkëmbyer pikëpamje mbi zhvillimet historike, kulturore dhe artistike në hapësirën ballkanike gjatë periudhës osmane.
Pas ceremonisë së hapjes së simpoziumit, Behixhudin Shehapi prezantoi kumtesën e tij me titull „Ndikimet ndërkulturore gjatë periudhës osmane në monumentet e Maqedonisë së Veriut“, duke trajtuar ndikimet dhe ndërthurjet kulturore që kanë lënë gjurmë në trashëgiminë monumentale të vendit.
Ky aktivitet shkencor ndërkombëtar paraqet një mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe të njohurive mes studiuesve nga vende të ndryshme, si dhe për thellimin e studimeve mbi trashëgiminë e përbashkët historike dhe kulturore të Ballkanit.
Punimet e simpoziumit do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme.
Ja postimi plotë:
Simpoziumi i III-të Ndërkombëtar Ballkanik në Tekirdag
Në organizim të Universitetit Namik Kemal, në qytetin bregdetar të Tekirdagut, në brigjet e Detit Marmara, në Republikën e Turqisë, po mbahet Simpoziumi i III-të Ndërkombëtar Ballkanik, me temë bosht “Shkenca dhe arti gjatë periudhës osmane në Ballkan”.
Në këtë simpozium dyditor, ku marrin pjesë rreth 50 studiues shkencorë, pas ceremonisë së hapjes, sot prezantova kumtesën time me titull “Ndikimet ndërkulturore gjatë periudhës osmane në monumentet e Maqedonisë së Veriut”.
Simpoziumi do t’i vazhdojë punimet edhe nesër.




