AKTUALE

Ali Ahmeti nga Struga: Fitorja jonë është fitore e dinjitetit dhe e përfaqësimit të drejtë

Strugë – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mbrëmë nga Struga deklaroi se fitorja e ardhshme e Besëlidhjes së Aleancës Kombëtare për Integrim është e sigurt dhe do të jetë një fitore e dinjitetit, zhvillimit dhe përfaqësimit të drejtë.

Në hapjen e shtabit zgjedhor, së bashku me Ziadin Selën dhe shumë qytetarë, Ahmeti theksoi se Struga ka dhënë gjithmonë shembullin e bashkimit dhe besës së mbajtur.

“Jam krenar për fitoren e Dr. Arsim Dalipit si kryetar i Strugës dhe për listën fituese për këshilltarë të prirë nga Faton Pollozhani. Ky është kapitulli i ri që së bashku po e shkruajmë për Strugën dhe për gjithë vendin”, u shpreh Ahmeti.

Ngjarja u shoqërua me pjesëmarrje të madhe qytetarësh dhe atmosferë entuziazmi, ndërsa mesazhi kryesor ishte uniteti politik dhe angazhimi për zhvillimin e komunës dhe vendit.

Banner

Related posts

BDI: Tetova e shqiptarëve nuk do të bëhet sërish Tetova e Marshall Titos!

Gjyla Halili

Kryeministri Xhaferi, Sela dhe Lloga në Vjenë morën mbështetje për Frontin Europian nga diaspora shqiptare

Gjyla Halili

Parashikimi i motit për sot

Gjyla Halili