AKTUALE

Përurohen 7 rrugica në Gërçec të Sarajit/ Bexheti: Ndjehem krenarë që premtimet po kthehen në vepra konkrete

Deputeti i zonës, Blerim Bexheti së bashku me Kryetarin e komunës së Sarajit Iljas Veseli sot kanë përuruar 7 rrugica të rejta të shtruata me bekatona të reja në Gërçec, njëherit kanë inspektuar dhe 5 të tjera që janë në punim e sipër.

“Kur isha kryetar komune, ua pata dhënë fjalën banorëve të Gërçecit se do të investohej në përmirësimin e infrastrukturës lokale dhe sot, si deputet i kësaj zone, ndihem krenar që premtimet po kthehen në vepra konkrete” – ka shkruar Bexheti.

Ja postimi plotë:

Sot, së bashku me kryetarin e Komunës Iljas Veseli dhe banorët e Gërçecit, përuruam 7 rrugica të reja të shtruara me bekaton dhe inspektuam nga afër punimet në edhe 5 rrugica të tjera që pritet të përfundojnë shumë shpejt.

Kur isha kryetar komune, ua pata dhënë fjalën banorëve të Gërçecit se do të investohej në përmirësimin e infrastrukturës lokale dhe sot, si deputet i kësaj zone, ndihem krenar që premtimet po kthehen në vepra konkrete.

Këto investime nuk janë thjesht rrugë, por dëshmi se kur ka vullnet dhe përkushtim, rezultatet nuk mungojnë.
Faleminderit banorëve për besimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm!

Banner

Related posts

Qarkullimi në rrugët e vendit po zhvillohet pa probleme

Gjyla Halili

Zeqirija Ibrahimi pyet: A ka Ali Ahmeti vizë amerikane?

Gjyla Halili

Zef Berishaj: Skënderbeu, themel i qëndresës dhe identitetit shqiptar

Gjyla Halili