AKTUALE

Senad Lulanaj: Sot Malësia nuk është vetëm me zë, sot Malësia është zëri, është kujtesa, është krenaria, dhe mbi të gjitha është bashkim.

Kryetari i Shoqatës “Malësia e Madhe” në New York, Senad Lulanaj, ka përshëndetur vendimin për bashkimin e forcave politike shqiptare nën Forumin Shqiptar, duke e cilësuar këtë hap si një moment të rëndësishëm për shqiptarët në Malësi dhe në të gjithë Malin e Zi.

Në mesazhin e tij përshëndetës, Lulanaj vlerësoi se ky bashkim përfaqëson një rrugë të re të unitetit, dinjitetit dhe përfaqësimit të denjë politik të shqiptarëve.

“Sot Malësia dëshmoi edhe një herë forcën e saj të bashkimit. Ky nuk është vetëm një zhvillim politik, por një moment historik që hap një faqe të re për të ardhmen e shqiptarëve në Malësi”, theksoi ai.

Sipas Lulanajt, bashkimi i forcave politike shqiptare është një përgjegjësi ndaj trashëgimisë kombëtare dhe një angazhim për brezat e rinj që synojnë të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vendlindje.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që ta shohin këtë moment si një premtim të përbashkët për më shumë unitet, bashkëpunim dhe përkushtim në mbrojtje të interesave kombëtare.

Në përfundim, Kryetari i Shoqatës “Malësia e Madhe” në New York shprehu bindjen se zëri i shqiptarëve në Mal të Zi do të jetë më i fuqishëm dhe më i dëgjuar përmes bashkimit dhe veprimit të përbashkët.

Ja postimi plotë:

Të dashur qytetarë të Malësisë,

Të nderuar bashkëkombas,

Sot Malësia nuk është vetëm me zë, sot Malësia është zëri, është kujtesa, është krenaria, dhe mbi të gjitha është bashkim.

Me zemër të hapur dhe me kënaqësi të madhe e përgëzoj Forumin Shqiptarë për shpalljen e fillimit të një rruge të re, rrugës së bashkimit, të dinjitetit dhe të përfaqësimit të denjë.

Me këtë vepër të veçantë, nuk hapet vetëm një kapitull të ri politik. Por ju hapet një faqe të re të historisë tonë të përbashkët, një faqe ku dallimet e djeshme i lanë vend unitetit të sotëm dhe shpresës së nesërme.

Edhe në kohë më të vështira, Malësia ka ditur gjithmonë të qëndrojë drejt. Ka ditur të ruajë gjuhën, flamurin, nderin dhe identitetin. Dhe sot e dëshmuan edhe një herë atë forcë të lashtë, forcën e bashkimit.

Bashkimi i forcave politike shqiptare nën Forumin Shqiptar nuk është thjesht një marrëveshje, është një thirrje e zemrës, një zotim ndaj të parëve tanë dhe një përgjegjësi ndaj brezave që vijnë.

Ky bashkim është amanet i Nënave që na rritën dhe shpresë për të rinjtë që ëndërrojnë të qëndrojnë dhe të ndërtojnë jetën në vendin e vet. Është për të gjithë ata që Malësinë e mbajnë në zemër, kudo që jetojnë.

Ta mbani këtë moment historik si një premtim të përbashkët se nuk do të ndahemi më aty ku duhet të jemi bashkë, se nuk do të heshtni më aty ku duhet të flisni dhe se nuk do të dorëzohemi derisa zëri i shqiptarëve në Mal të Zi të dëgjohet fort dhe qartë!

Rroftë Malësia
Rroftë Bashkimi Shqiptar

Me respekt :
Senad Lulanaj

Banner

Related posts

Hidhet gurthemeli i Kishës Nënë Tereza në Malin e Kakariqit, i pranishëm dhe atdhetari Zef Berishaj që dhuroi 50 mij dollarë për realizimin e këtij projekti

Gjyla Halili

BDI: Mickoski në vend që të sjellë një perspektivë të re dhe të çojë vendin drejt integrimit evropian, ai po e çon Maqedoninë e Veriut në izolim dhe regres

Gjyla Halili

Ramiz Lladrovci takon banorët e Polluzhës: Dikush e ka logon e dikush e ka zemrën e PDK’së, vazhdojmë edhe katër

Gjyla Halili