AKTUALE

Costa: BE solidarizohet me popullin e Maqedonisë së Veriut për tragjedinë e Koçanit

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka thënë se Bashkimi Evropian solidarizohet me popullin e Maqedonisë së Veriut pas zjarrit që shpërtheu në një klub nate ku mbetën të vdekur 59 persona.

Në një postim në platformën X, ai ka theksuar se lutjet e tij janë me të gjitha familjet e viktimave të kësaj tragjedie.

“Zemërthyer nga humbja e kaq shumë të rinjve në zjarrin e tmerrshëm në Koçan. Lutjet e mia shkojnë për të gjitha familjet e viktimave të kësaj tragjedie”.

“BE solidarizohet me popullin e Maqedonisë së Veriut në këtë moment pikëllimi”, ka thënë Costa.

Banner

Related posts

Shef i shtabit politik të degës së Bdi-së në Gostivar mbajti takimin e parë informativ me anëtarët e kryesisë

Gjyla Halili

Iftari i përbashkët tradicional i Myftinisë dhe Komunës së Zhelinës me nëpunësit fetarë dhe mutevelinjtë e xhamive

admin

Tolaj: Sedat Sylejmani – krekoset me ligjin që përgatiti Qeveria e kaluar

Gjyla Halili