AKTUALE

SEMIR ABDILAZIZ SHAIPI drejt titullit Hafiz i Kur’anit

Më 2 shtator 2025, komisioni i hifzit pranë Myftinisë së BFI Tetovë, i përbërë nga hafiz Ibrahim ef. Alija, hafiz Ismail ef. Nuhiu dhe hafiz Idriz ef. Osmani, mbajti seancën e parë të provimit të hifzit për kandidatin Semir Abdilaziz Shaipi, i cili e realizoi mësimin-memorizimin e Kur’anit Fisnik nën kujdesin e muhafidhit Abdurahman ef. Asllani.

Në ditët në vijim do të mbahen edhe 2 seanca dëgjimore të memorizimit të Kur’anit Fisnik.
Provimi përbëhet nga tre seanca të veçanta dëgjimore.

Urojmë që All-llahu xh.sh t’ia lehtësojë dhe t’i dhurojë sukses të plotë kandidatit në përfundimin e provimit për titullin e lartë “Hafiz i Kur’anit Fisnik”.

Banner

Related posts

RMV: Nxënësit më mirë flasin anglisht se sa shqip

admin

15 VJET ME SHUMË PUNË, SAKRIFICË DHE DASHURI PËR NJERËZIT!

Gjyla Halili

BDI: Dënojmë ashpër kalimin e fazës së parë të propozim-ligjit për ndryshime në arsimin e mesëm

Gjyla Halili