AKTUALE

Jetmir Skenderi: Majftë më me turpin e librave të grisur dhe të vjetëruar

Kur do të zgjohet Ministria e Arsimit?
📚 Mjaft më me turpin e librave!

Dje ka nisur viti i ri shkollor. Duhej të ishte një ditë gëzimi dhe entuziazmi për fëmijët tanë, një fillim i ri, plot shpresë e mundësi. Por çfarë shohim? Shumica e nxënësve pa libra, të tjerë me libra të vjetruar, të grisur. Kështu fillon viti i tyre shkollor!

Si prind ndjej revoltim dhe zhgënjim të thellë. Nuk mund të kuptoj pse çdo vit përballemi me të njëjtin problem. Si mundet Ministria e Arsimit të mos jetë në gjendje të sigurojë mjetet më elementare për mësim – librat? A nuk e kuptojnë se këta fëmijë janë e ardhmja e këtij vendi? Si mund të flasim për arsim cilësor kur fëmijët nuk kanë as librat bazë për të mësuar?

Është turp dhe përgjegjësia bie drejtpërdrejt mbi ata që udhëheqin këtë sektor. Mjaft me arsyetime e premtime boshe! Ne, prindërit, kërkojmë veprime konkrete. Fëmijët tanë meritojnë më shumë – meritojnë libra të rinj, kushte të denja dhe një fillim shkollor ashtu siç i takon një shteti që pretendon të përparojë.

Ministria e Arsimit duhet të japë llogari dhe të marrë masa urgjente që kjo situatë të mos përsëritet më kurrë. Fëmijët tanë nuk mund të jenë viktima të paaftësisë institucionale.

Fëmijët tanë meritojnë arsim dinjitoz, jo libra të amortizuar 90%!
Jetmir Skenderi

Banner

Related posts

MPB filloi me implementimin e projektit për dorëzim të letërnjoftimeve në adresë shtëpiake në Shkup

Gjyla Halili

Mesfusha, “Zonja e Vjetër” për “pazar” në Premier Ligë

Gjyla Halili

Bdi akuzon qeverinë për shkelje të të drejtave të artistëve dhe nënvlersim të sektorit të kulturës

Gjyla Halili