SPORT

Real Madridi zyrtarizon qëndrimin e Nico Paz te Como, me opsion rikthimi në vitin 2027

Real Madridi ka bërë të ditur zyrtarisht se Nico Paz do të mbetet pjesë e Comos edhe përgjatë sezonit 2026/27, ndërsa klubi madrilen ka ruajtur mundësinë për ta rikthyer mesfushorin argjentinas në verën e vitit 2027.

Sipas njoftimit të publikuar nga “Los Blancos”, marrëveshja është finalizuar mes Real Madridit, Comos dhe vetë futbollistit, ndërsa vendimi për të vazhduar qëndrimin në Itali është marrë me kërkesë të lojtarit.

“Real Madrid, Como 1907 dhe Nico Paz kanë arritur marrëveshje që lojtari të vazhdojë te klubi italian edhe për sezonin 2026/27. Kjo marrëveshje është bërë me kërkesën e vetë lojtarit dhe parashikon që Real Madridi të ruajë të drejtën e njëanshme për ta rikthyer atë për sezonin 2027/28”, thuhet në komunikatën e klubit madrilen.

Marrëveshja mes dy klubeve parashikon gjithashtu që Como të blejë 50 për qindshin e mbetur të kartonit të lojtarit për 60 milionë euro.

Edhe pse ka lejuar vazhdimin e tij te skuadra italiane, Real Madridi nuk është tërhequr nga interesi për talentin 21-vjeçar dhe ka përfshirë një klauzolë rikthimi, e vlefshme vetëm në verën e vitit 2027.

Në rast se klubi spanjoll vendos ta ushtrojë këtë të drejtë, Nico Paz do të rikthehet për shumën prej 80 milionë eurosh.

Gjatë sezonit të kaluar në Serie A, mesfushori argjentinas pati paraqitje shumë të mira me Comon, duke u kthyer në një prej futbollistëve kyç të ekipit italian.

Banner

Related posts

Manchester City fiton dhe shton presionin ndaj Arsenalit

admin

Arsenali shkëlqen ndaj Evertonit – SHQIP.com

admin

West Ham kopjon Romën – Kreu

admin