SPORT

“Me ju jemi 12”, shiten të gjitha biletat e ndeshjes Shqipëri – Poloni

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar se për ndeshjen ndaj Polonisë tashmë janë shitur të gjitha biletat.

Kombëtarja shqiptare do të luajë këtë muaj dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Kuqezinjtë do të luajnë në udhëtim ndaj Çekisë më 7 shtator, kurse pas tre ditësh e presin Poloninë në “Air Albania”.

Përmes një njoftimi, FSHF ka falenderuar të gjithë tifozët që kanë vendosur të jenë të pranishëm në “Air Albania”, teksa i ka ftuar ata që të krijojnë një atmosferë të ngrohtë e pozitive, si dhe të tregojnë respekt ndaj ekipit kundërshtar.

Banner

Related posts

Zyrtare: Klubi i Ligës së Parë të Kosovës mbetet pa trajner

admin

Rrahmani së shpejti me kontratë të re – detajet

admin

As Allegri nuk e di se kur kthehet Pogba nga lëndimi

admin

Leave a Comment