SPORT

Manchester United barazon me Southamptonin

Skuadra angleze Manchester United ka regjistruar ndeshjen e dytë radhazi pa fitore në Premierligë.

Pas humbjes turpëruese ndaj Liverpoolit (7:0), skuadra e drejtuar nga Erik ten Hag ndau pikët sot me Southamptonin.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Old Trafford” u mbyll baras dhe pa gola.

Vlen të theksohet se “Djajtë e Kuq” ishin me një futbollist më pak nga minuta e 34-të, kur nga ndeshja u përjashtua Casemiro.

Mesfushori brazilian u ndëshkua direkt me karton të kuq, pas rishikimit të rastit me VAR.

Manchester United pas këtij barazimi ka 50 pikë dhe vazhdon të jetë i treti në tabelë.

Southamptoni me 22 pikë është në pozitën e fundit (20).

Banner

Related posts

Krasniqi po shkëlqen ndaj “Olimpico”, e nxjerrë një lojtar të Lazios me karton të kuq

admin

Momente tmerri në ndeshjen Chelsea – Southampton (VIDEO)

admin

Dallku i kënaqur me fitoren: Dukagjini është rritur

admin

Leave a Comment