AKTUALE

Ramiz Merko shpallet i pafajshëm për blerjen e veturës luksoze Audi prej 67 mijë eurosh

Banner

Gjykata Penale në Strugë e ka shpallur të pafajshëm kryetarin aktual të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, në çështjen që lidhej me blerjen e një veture luksoze Audi me vlerë 67 mijë euro.

Sipas vendimit të gjykatës, nuk është provuar se Merko kishte qëllim të kryente vepër penale. Avokati i tij, Igor Petkovski, deklaroi se gjykata nuk ka konstatuar shkelje të ligjit në procedurën e prokurimit publik për blerjen e veturave në vlerë totale prej 114 mijë euro, të destinuara për nevojat e komunës.

Akuza ndaj Merkos ishte ngritur në mars të vitit 2024, pas një kontrolli të posaçëm në Prokurorinë e Strugës, ku u konstatua se Merko dyshohej për së paku 30 vepra penale. Pas këtij konstatimi, ai u përball me një sërë hetimesh të reja për shpërdorim të detyrës zyrtare. Ramiz Merko ndodhet ende në listën e zezë të SHBA-së, për shkak të dyshimeve mbi korrupsion dhe keqpërdorim të funksionit publik. (INA)

Related posts

SKANDAL: Komunikatat e Vlen-it kundër BDI-së i shkruan VMRO-DPMNE

Gjyla Halili

Dega e BDI-së Kërçovë sonte mbajti takim të përbashkët me KV Shitovë.

Gjyla Halili

BDI: Mickovski vazhdon me shpifje, le të publikojë çdo komunikimin me BDI-në menjëherë

Gjyla Halili