Lajme

Rama kërkon hapje të partisë dhe tregon pse “nuk do e lëshojë timonin”

Kryeministri dhe njëherësh kryetari i PS, Edi Rama, gjatë mbledhjes me drejtuesit politikë socialistë dhe kryetarët e komisioneve parlamentare, theksoi se do t’i jepet jetë një raporti të ri mes qytetarit dhe qeverinë.

Po ashtu kreu i qeverisë foli për hapje të partisë dhe afrimin e njerëzve të rinj, jo vetëm në moshë por edhe në mendësi.

“Të qëndrosh gjatë në pushtet s’mund të nënkuptojë t’u zësh rrugën të rinjve dhe forcave të reja, por t’u hapësh rrugën të rinjve s’do të thotë t’ua dorëzosh Shqipërinë atyre që e shpallin veten forca të reja, vetëm sepse s’kanë qenë ende në pushtet. Do të thotë të hapësh partinë, të hapësh vendimmarrjen, të hapësh procesin qeverisës për njerëz të rinj, jo thjesht në moshë por në mendësi, të krijosh hapësirë për ide të reja, të prodhosh drejtues jo vetëm ndjekës”, tha Rama.

Banner

Related posts

Drejtori i NPK Samet Bislimi bashkë me ekip ndihmon banorët e Çajlës me furnizim me ujë të pijshëm

Admin2

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat, oficeri i Gardës

Admin2

Zbardhet krijimi i “Korporatës Aruba”, SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

Admin2