AKTUALE

Qefali Havzija nënkryetar i degës së BDI-së në Tetovë!

Qefali Havzija u zgjodh Nënkryetar i Degës së BDI-së në Tetovë, duke dëshmuar edhe një herë besimin dhe mbështetjen e fuqishme të strukturës dhe anëtarësisë.

Me përkushtim, ndershmëri dhe punë të palodhshme ndër vite, ai ka ndërtuar respekt të merituar brenda dhe jashtë strukturave partiake.

I ardhur nga Malësia e Sharrit, nga fshati Xhermë, Qefali Havzija përfaqëson figurën e njeriut stoik, besnik dhe të palëkundur ndaj idealit.

Ai mbetet simbol i unitetit, dinjitetit politik dhe vazhdimësisë së një rruge të ndërtuar me sakrificë e përgjegjësi.

Edhe në detyrat institucionale, përfshirë drejtimin e Burgut të Tetovës, ka dëshmuar seriozitet, disiplinë dhe vizion..

Qefali Havzija mbetet zëri i besimit, korrektësisë dhe përfaqësimit të denjë në kuadër të ekipit të reformuar të BDI-së.

Banner

Related posts

Deri më tani në KSHZ janë dërguar 1300 aplikacione elektronike nga diaspora për votim në zgjedhje

Gjyla Halili

Fatmir Limaj mbështet zërin e studentëve shqiptarë: Të rinjtë kanë sjellë gjithmonë ndryshim

Gjyla Halili

Ali Ahmeti nga Dollneni: Ky është momenti ynë historik, nuk tolerohet më nëpërkëmbja e dinjitetit kombëtar

Gjyla Halili