AKTUALE

Hamit Hajrullai zgjidhet Sekretar Organizativ i Degës së BDI-së në Tetovë

Në Kuvendin e VI-të Zgjedhor të Degës së BDI-së në Tetovë, Hamit Hajrullai është zgjedhur Sekretar Organizativ i Degës, duke marrë mbështetjen e kuvendarëve të degës.

Me këtë rast, Hajrullai ka shprehur mirënjohje për besimin e dhënë nga Kryetari i Degës, Bajram Rexhepi, Kryetari i Nëndegës së Teqes, Adem Abdija, si dhe nga të gjithë kuvendarët e Degës së Tetovës.

Ai uroi gjithashtu sukses të gjithë të zgjedhurve në Kuvendin e VI-të Zgjedhor, duke theksuar përkushtimin për punë dhe angazhim në shërbim të qytetarëve dhe shqiptarëve në përgjithësi.

“Na priftë e mbara! Ne jemi gati! Ditë të mira vijnë për shqiptarët”, ka deklaruar Hajrullai.

Ja postimi plotë:

Faleminderit kryetarit të Degës, Bajram Rexhepi dhe Nëndegës së Teqes dhe kryetarit Adem Abdija për besimin, si dhe kuvendarëve të Degës së Tetovës për mbështetjen e dhënë për të ushtruar detyrën e Sekretarit Organizativ të Degës së BDI-së në Tetovë.
Suksese të gjithë të zgjedhurve në Kuvendin e sontëm të VI-të zgjedhor të Degës së BDI-së në Tetovë.
Na priftë e mbara!
Ne jemi gati!
Ditë të mira vijnë për shqiptarët!

Banner

Related posts

Me çmime të larta e paga të ulëta vështirë të jetohet!

Gjyla Halili

Zgjedhja e Papës së Ri! Vatikani ndërpret sinjalet celulare gjatë konklavës

Gjyla Halili

Hiqet grafa etnike nga certifikatat e lindjes!

Gjyla Halili