AKTUALE

PROTESTA E RADHËS E  STUDENTËVE SHQIPTAR NË SHKUP,  ZËRI I KOHËS DHE I QËNDRESËS KOMBËTARE

Protesta e studentëve shqiptarë në përbën një hallkë të re të rezistencës politike, kombëtare dhe arsimore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut!

Ajo është zëri i rinisë shqiptare kundër diskriminimit, padrejtësisë dhe mohimit të të drejtave kombëtare e gjuhësore të shqiptarëve!

Është për keqardhje që edhe pas luftës së vitit 2001, shqiptarët ende detyrohen të dalin në protesta për të drejtat e veta themelore!

Megjithatë, çdo protestë e drejtë e popullit është frymë qëndrese, vetëdijeje dhe organizimi kombëtar!

Ashtu sikur demonstratat historike të shqiptarëve në : 1968 për Flamur, 1981 për Republikë, 1989/1990 për mbrojtjen e Autonomisë, dhe 1997 në mbështetje të UÇK-së, edhe këto protesta do të prodhojnë vetëdijen, guximin dhe udhëheqjen e ardhshme të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut!

Studentët shqiptarë të Shkupit nuk kërkojnë privilegje!

Ata kërkojnë dinjitet, barazi dhe të drejtën për të jetuar të lirë si shqiptar në trojet e veta!

Historia dëshmon se rinia studentore shqiptare ka qenë gjithmonë pararojë e lëvizjeve kombëtare dhe zëri më i fuqishëm i lirisë!

Prandaj, protesta e studentëve shqiptar në Shkup mbetet simbol i guximit, vetëdijes kombëtare dhe sakrificës për të drejtat shqiptare!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 17 Maj 2026!

Banner

Related posts

Bajram Rexhepi: Drenoveci do ta bëjë kthesën e madhe për Tetovën!

Gjyla Halili

Kryeparlamentari Xhaferi priti në takim Adrian Davidoiu, përfaqësuesin rumun për Ballkanin Perendimor

admin

Mot i kthjellët dhe më i freskët gjatë mëngjesit, gjatë ditës me diell

Gjyla Halili