AKTUALE

Ali Ahmeti në vendlindjen e heroit Fadil Nimani: “Dëshmor ose jo, si të doni më quani, por amanetin për liri, vëllezër t’ma ruani”

Në vendlindjen e heroit të kombit Fadil Nimani-Komandant “Tigri”, në Gërgoc të Gjakovës, është përuruar pllaka përkujtimore për nder të jetës dhe veprës së tij heroike.

Në këtë promovim, mori pjesë edhe lideri i shqiptarëve në RMV, Ali Ahmeti i cili ka cituar Komandant Tigrin: “Dëshmor ose jo, si të doni më quani, por amanetin për liri, vëllezër t’ma ruani.”

Postimi i plotë i Ali Ahmetit:

“Dëshmor ose jo, si të doni më quani, por amanetin për liri, vëllezër t’ma ruani.”
Ky ishte amaneti i Fadil Nimanit – Komandant Tigrit, një thirrje që do të mbetet udhërrëfyes për të gjitha gjeneratat që vijnë.
Sot, në 24 vjetorin e rënies së tij heroike, morëm pjesë në ceremoninë solemne të përurimit të pllakës përkujtimore në Gërgoc të Gjakovës.
Komandant Tigri, heroi i tri ushtrive çlirimtare, ishte gjithmonë në ballë të betejave, përballë armikut, deri në ditën kur ra heroikisht, për të mos vdekur kurrë në kujtesën tonë.
Ai ishte dhe do të mbetet frymëzim për çdo shqiptar, simbol i gjallë i sakrificës dhe dashurisë për atdheun.
Lavdi Komandant Tigrit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!

Banner

Related posts

Struga në rresht për Bujar Osmanin…

Gjyla Halili

Debati për interpelancat për Mexhitin, Stoilkoviqin, Toshkovskin, Isenin dhe Dautin do të nisë më 10 janar

Gjyla Halili

Blerim Bexheti: Sonte në Svillare të Epërme dhe Svillare të Poshtme u dëshmua fuqia e bashkimit dhe besimit në fitore historike!

Gjyla Halili