AKTUALE

Presidenti Begaj i shkon në konak Ali Ahmetit, surprizohet me një dhuratë të veçantë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, gjatë vizitës së tij në Tetovë ka zhvilluar një takim me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në selinë e partisë në Reçicë të Vogël.

Sipas njoftimit të Ahmetit, takimi u zhvillua në një atmosferë vëllazërore dhe me frymë përgjegjësie, ku u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me theks të veçantë në stabilitetin, zhvillimin dhe integrimin evropian të dy vendeve.

Ahmeti theksoi rëndësinë jetike të Marrëveshjes së Ohrit, duke e cilësuar atë si gurthemeli i shtetit multietnik dhe i arkitekturës së paqes në vend. Ai nënvizoi se çdo cenim i këtij kompromisi historik përbën sfidë ndaj frymës së bashkëjetesës dhe barazisë.

Në takim u diskutua edhe për projekte strategjike rajonale, veçanërisht për Korridorin VIII, si një bosht i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik dhe lidhjes ndërmjet vendeve të rajonit, si dhe për përkushtimin e përbashkët drejt së ardhmes evropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Rruga jonë është e qartë: partneritet i ngushtë, vizion i përbashkët dhe vendosmëri për ta mbrojtur paqen, barazinë dhe orientimin euroatlantik”, ka shkruar Ahmeti.

Banner

Related posts

Mexhiti në Stamboll takon çairasin Sabri Demiri, një nga këshilltarët më të besuar të Presidentit të Turqisë

Gjyla Halili

Fatmir Dehari zyrtarisht në garë për një mandat të ri në Kërçovë

Gjyla Halili

DRITARJA NGA AKADEMIA E FIKHUT ISLAM

admin