AKTUALE

Humanisti Halil Kastrati dhe shoqata “Jetimat e Ballkanit” vendosën sot gurthemelin e Qendrës Rehabilituese dhe Arsimore për Autizmin

Humanisti Halil Kastrati dhe shoqata “Jetimat e Ballkanit” vendosën sot gurthemelin e Qendrës Rehabilituese dhe Arsimore për Autizmin, Sindromën Down dhe Personat me Aftësi të Kufizuara.

Ky kompleks rezidencial prej 13.5 hektarësh do të jetë një strehë për fëmijët dhe të rriturit me nevoja të veçanta, duke ofruar kujdes, edukim dhe terapi të specializuara.

Në ceremoninë e mbushur me emocione, Kastrati e cilësoi këtë projekt si një amanet dhe përgjegjësi të shenjtë, duke falënderuar të gjithë donatorët që po kontribuojnë në realizimin e tij.

“Kjo qendër do të sjellë dritë dhe shpresë për ata që kanë më së shumti nevojë,” tha ai, duke shpresuar që ndërtimi të përfundojë sa më shpejt.

Projekti pritet të sjellë lehtësira të mëdha për familjet dhe të sigurojë një të ardhme më të mirë për përfituesit e tij.

Banner

Related posts

Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti, kujton 32-vjetorin e rënies së Halil Latifit

Gjyla Halili

Shekerinska: NATO vazhdon të forcohet, nuk ka njoftim për tërheqjen e forcave amerikane nga Kosova

Gjyla Halili

Kuvendi miratoi huamarrjen nga Hungaria në vlerë prej 500 milion euro

Gjyla Halili